TikTok LogoTikTok Logo
Shëndeti mendor dhe i sjelljes

Shëndeti mendor dhe i sjelljes

Publikuar më 17 prill 2024

Në fuqi më 17 maj 2024

Ne kujdesemi thellësisht për mirëqenien tuaj dhe kërkojmë të jemi një burim lumturie, pasurimi dhe përkatësie. Ne mirëpresim njerëzit që bëhen bashkë për të gjetur lidhje, për të marrë pjesë në përvoja të përbashkëta dhe për t'u ndjerë pjesë e një komuniteti më të gjerë. Ne punojmë për t'u siguruar që kjo të ndodhë në një hapësirë ​​​​mbështetëse që nuk ndikon negativisht në shëndetin tuaj fizik ose psikologjik.

Vetëvrasja dhe vetëlëndimi

Ne duam që TikTok të jetë një vend ku ju mund të diskutoni tema emocionalisht komplekse në një mënyrë mbështetëse pa rritur rrezikun e dëmtimit. Ne nuk lejojmë shfaqjen, promovimin ose ndarjen e planeve për vetëvrasje ose vetëlëndim.

Nëse ju ose dikush që njihni ka pasur mendime për vetëvrasje ose vetëlëndim, ka mbështetje në dispozicion. Kontaktoni me një linjë ndihme për parandalimin e vetëvrasjes në rajonin tuaj ose shërbimet tuaja lokale të urgjencës. Ne mund të kontaktojmë me shërbimet lokale të urgjencës, nëse ka ndonjë kërcënim specifik, të besueshëm dhe të pashmangshëm për jetën e njeriut ose lëndim të rëndë fizik, si p.sh. shpërndarja e detajeve rreth një plani për të lënduar veten.

Informacion i mëtejshëm

NUK LEJOHET

  • Shfaqja, promovimi ose dhënia e udhëzimeve për vetëvrasjen ose vetëlëndimin dhe sfidat, vënia në sedër, lojërat dhe paktet e lidhura me to, duke përfshirë emërtimin ose përshkrimin e metodave
  • Shfaqja ose promovimi i mashtrimeve me vetëvrasje ose vetëlëndim
  • Ndarja e planeve për vetëvrasje ose vetëlëndim

LEJOHEN

  • Ndarja e mesazheve të shpresës ose historive të përvojave personale për tejkalimin e shtysave të vetëvrasjes or vetëlëndimit (për sa nuk përmenden metodat e vetëvrasjes ose të vetëlëndimit)
  • Ndarja e përmbajtjes për parandalimin e vetëvrasjes ose të vetëlëndimit, si p.sh. informacion mbi shenjat paralajmëruese të vetëvrasjes ose si të merrni ndihmë profesionale
  • Ndarja e informacionit të saktë që përpiqet të reduktojë panikun mbi mashtrimet me vetëvrasje

Ngrënia e çrregullt dhe imazhi i trupit

Ne duam që TikTok të jetë një vend që inkurajon vetëvlerësimin dhe nuk promovon krahasimet negative sociale. Ne nuk lejojmë shfaqjen apo promovimin e sjelljeve të të ngrënit të çrregullt dhe të rënies në peshë apo lehtësimin e tregtisë apo të marketingut të produkteve për rënie në peshë apo shtim muskujsh.

Përmbajtja është e kufizuar (18 vjeç e lart) dhe e papërshtatshme për "Për ty" (For You feed, FYF) nëse tregon ose promovon menaxhim potencialisht të dëmshëm të peshës ose tregton produkte për rënie në peshë ose shtim muskujsh. Përmbajtja është e kufizuar (18 vjeç e lart) dhe e papërshtatshme për "Për ty" (For You feed, FYF) në disa rajone, nëse tregon kirurgji estetike dhe nuk përfshin paralajmërime për rrezikun.

Nëse ju ose dikush që njihni ka shqetësime në lidhje me imazhin e trupit, ushqimin ose stërvitjen, ka mbështetje në dispozicion. Kontaktoni me një linjë ndihme në rajonin tuaj.

Informacion i mëtejshëm

Çrregullimi i të ngrënit dhe sjelljet e rrezikshme të humbjes së peshës do të thotë dietë ekstreme ose mosngrënie, ose keqpërdorim të barnave, ose angazhim në ushtrime për rënie në peshë që mund të krijojnë një rrezik të rëndësishëm dhe të menjëhershëm për shëndetin ose mirëqenien.

Menaxhimi potencialisht i dëmshëm i peshës do të thotë dieta, medikamente ose ushtrime të përdorura për rënie të shpejtë ose drastike në peshë ose shtim të muskujve që mund të krijojnë një rrezik afatgjatë për shëndetin ose mirëqenien.

NUK LEJOHET

  • Shfaqja, përshkrimi, promovimi ose ofrimi ose kërkimi i konsulencës për sjellje të rrezikshme ngrënieje të çrregullt ose rënieje në peshë, duke përfshirë:
    • Dietë ekstreme me kalori të ulëta
    • Ngrënie pa orar dhe të vjella të qëllimshme
    • Keqpërdorimi i barnave ose i suplementeve për rënie në peshë
    • Ushtrimi gjatë lëndimeve ose sëmundjeve të rënda
  • Shfaqja ose promovimi i tendencave jo të shëndetshme të matjes së trupit dhe "kontrollit të trupit", si p.sh. krahasimi i madhësisë së pjesëve të trupit me objektet shtëpiake
  • Lehtësimi i tregtisë ose marketingu për produkte për rënie në peshë ose shtim të muskujve

ME KUFIZIM (18 vjeç e lart)

  • Shfaqja, përshkrimi, promovimi ose ofrimi ose kërkimi i konsulencës për sjellje potencialisht të dëmshme të menaxhimit të peshës duke përfshirë:
    • Dietat kufizuese me kalori të ulëta, si p.sh. mosngrënia e zgjatur me ndërprerje
    • Përdorimi i medikamenteve ose i suplementeve për rënie në peshë ose shtim të muskujve, siç është përdorimi i steroideve anabolike
    • Ushtrime të menduara për rënie të shpejtë dhe të konsiderueshme në peshë, si p.sh. rutinat kardio që premtojnë t'ju ndihmojnë të humbni masën e belit në një javë
  • Promovimi i produkteve të rënies në peshë ose të shtimit të muskujve, si p.sh. shfaqja e transformimeve para-pas
  • Promovimi i llojeve të trupit si ideale ose perfekte, kur shoqërohet me sjellje potencialisht të dëmshme të menaxhimit të peshës
  • Ushtrime të menduara për rënie të shpejtë dhe të konsiderueshme në peshë, si p.sh. rutinat kardio që premtojnë t'ju ndihmojnë të humbni masën e belit në një javë

TË PAPËRSHTATSHME PËR "PËR TY" (FOR YOU FEED, FYF)

  • Shfaqja, përshkrimi, promovimi ose ofrimi ose kërkimi i konsulencës për sjellje potencialisht të dëmshme të menaxhimit të peshës duke përfshirë:
    • Dietat kufizuese me kalori të ulëta, si p.sh. mosngrënia e zgjatur me ndërprerje
    • Përdorimi i medikamenteve ose i suplementeve për rënie në peshë ose shtim të muskujve, siç është përdorimi i steroideve anabolike
    • Ushtrime të menduara për rënie të shpejtë dhe të konsiderueshme në peshë, si p.sh. rutinat kardio që premtojnë t'ju ndihmojnë të humbni masën e belit në një javë
  • Promovimi i produkteve të rënies në peshë ose të shtimit të muskujve, si p.sh. shfaqja e transformimeve para-pas
  • Promovimi i llojeve të trupit si ideale ose perfekte, kur shoqërohet me sjellje potencialisht të dëmshme të menaxhimit të peshës
  • Ushtrime të menduara për rënie të shpejtë dhe të konsiderueshme në peshë, si p.sh. rutinat kardio që premtojnë t'ju ndihmojnë të humbni masën e belit në një javë

LEJOHEN

  • Dënimi i ushqimit të çrregullt, sjelljeve të rrezikshme të humbjes së peshës ose menaxhimit potencialisht të dëmshëm të peshës (për sa kohë që nuk tregon ose përshkruan një dietë ose sjellje)
  • Shfaqja ose përshkrimi:
    • i konkurseve të të ngrënit, si p.sh. konkurset me ngrënie hotdogu dhe byreku
    • i rutinave të fizkulturës dhe të ngrënies që nuk janë të fokusuara kryesisht në rënien ekstreme nga pesha, si p.sh. përgatitja për sporte kompetitive, stërvitje maratone ose kompeticione bodybuilding
    • i operacioneve të nevojshme nga aspekti mjekësor, si p.sh. përfshirja e imazheve para dhe pas i riparimit të një buze të çarë, rikonstruksioni i gjirit pas një mastektomie ose operacioni për afirmimin e gjinisë
    • Ndërhyrjet shëndetësore të nevojshme nga aspekti mjekësor nën drejtimin e një profesionisti mjekësor ose shëndetësor, si p.sh. dieta kufizuese para operacionit
    • Sjellja fetare në lidhje me dietën dhe agjërimi
    • Invaliditetet dhe trupat me aftësi të ndryshme

Aktivitetet dhe sfidat e rrezikshme

Ne mirëpresim mundësi për të marrë pjesë në tendencat argëtuese dhe krijuese. Shumica e aktiviteteve ose e sfidave janë të përshtatshme për të gjithë dhe i bashkojnë njerëzit, por disa paraqesin rrezik lëndimi të konsiderueshëm. Ne nuk lejojmë shfaqjen apo promovimin e aktiviteteve dhe të sfidave të rrezikshme.

Përmbajtja kufizohet (në 18 vjeç e lart) nëse tregon aktivitet që ka mundësi të imitohet dhe mund të çojë në ndonjë dëm fizik. Përmbajtja është e papërshtatshme për "Për ty" (For You feed, FYF) nëse tregon aktivitet që ka mundësi të çojë në dëmtim të moderuar fizik. Për t'ju ndihmuar të menaxhoni përvojën në TikTok, ne zbatojmë gjithashtu informacione paralajmëruese për këtë lloj përmbajtjeje, si dhe për përmbajtjen që shfaq profesionistë që kryejnë sporte ekstreme dhe marifete. Mësoni më shumë se çfarë të bëni nëse shihni një sfidë në internet.

Informacion i mëtejshëm

Aktivitetet dhe sfidat e rrezikshme janë veprime të kryera nga joprofesionistë që paraqesin rreziqe të qenësishme ose të njohura dhe që mund të rezultojnë në lëndime të konsiderueshme. Kjo përfshin vënien në sedër, lojërat, truket, përdorimin e papërshtatshëm të mjeteve të rrezikshme dhe ngrënien e substancave që janë të dëmshme për shëndetin e një individi.

Lëndimi i konsiderueshëm është lëndimi që zakonisht kërkon trajtim mjekësor profesional dhe paraqet rrezik për invaliditet ose shpërfytyrim të përkohshëm ose të përhershëm. Kjo përfshin thyerjen e kockave ose daljen e tyre nga vendi, helmimin, humbjen e vetëdijes, djegiet e rënda, goditjet elektrike, tronditjet dhe mbytjen.

Lëndimi i moderuar është lëndim që nuk ka gjasa të kërkojë trajtim mjekësor profesional dhe nuk paraqet rrezik për invaliditet apo shpërfytyrim. Ky përfshin prerjet e vogla me humbje minimale gjaku dhe mavijosje të vogla në trup.

NUK LEJOHET

  • Shfaqja e aktiviteteve të rrezikshme që përfshijnë lëndim të dukshëm ose të menjëhershëm ose promovimin e aktiviteteve të rrezikshme
  • Shfaqja ose promovimi:
    • i përdorimit të papërshtatshëm të mjeteve të rrezikshme, si p.sh. thika, sëpata, sharrë elektrike ose elektroda saldimi
    • i ngrënies ose i pirjes substancave që janë të rrezikshme për t'u konsumuar nga njerëzit, si p.sh. gurët ose detergjentet
    • i sjelljes së rrezikshme në drejtimin e automjetit, si p.sh. tejkalimi i kufirit të shpejtësisë, kalimi me të kuqe në semafor ose drejtimi i shpërqendruar (duke përfshirë transmetimin e drejtpërdrejtë gjatë drejtimit të automjetit)

ME KUFIZIM (18 vjeç e lart)

  • Shfaqja e aktiviteteve që përfshijnë lëndim të lehtë të dukshëm ose të afërt ose promovimi i aktiviteteve që ka mundësi të çojnë në lëndim të lehtë
  • Promovimi i produkteve të rënies në peshë ose të shtimit të muskujve, si p.sh. shfaqja e transformimeve para-pas

TË PAPËRSHTATSHME PËR "PËR TY" (FOR YOU FEED, FYF)

  • Shfaqja e aktiviteteve që përfshijnë lëndim të lehtë të dukshëm ose të afërt ose promovimi i aktiviteteve që ka mundësi të çojnë në lëndim të lehtë

LEJOHEN

  • Përdorimi i armëve, si p.sh. shtiza dhe mburoja, në mjedise ceremoniale, festivale fetare dhe praktika kulturore