TikTok LogoTikTok Logo

Udhëzimet e komunitetit

Vështrim i përgjithshëm

Publikuar më 17 prill 2024

Në fuqi më 17 maj 2024

TikTok është një burim argëtimi dhe pasurimi ku mund të zbuloni, krijoni dhe lidheni me të tjerët në mbarë botën. Misioni ynë është të frymëzojmë e sjellim gëzim.

Ne kemi Udhëzimet e Komunitetit për të krijuar një përvojë mikpritëse, të sigurt dhe argëtuese. Udhëzimet zbatohen për të gjithë dhe për gjithçka në platformën tonë. Ato përfshijnë rregullat se çfarë lejohet në TikTok, si dhe standardet se çfarë kualifikohet për buletinin "Për ty" (For You feed, FYF). Për të adresuar rreziqet dhe dëmet e reja, udhëzimet përditësohen në mënyrë të vazhdueshme.

Për t'ju ndihmuar të lexoni udhëzimet, ne i organizojmë ato sipas fushës tematike dhe theksojmë çdo rregull me shkronja të zeza. Nën çdo seksion mund të klikoni Informacion i mëtejshëm për përkufizime, shembuj dhe sqarime për pyetjet e zakonshme. Shembujt nuk mbulojnë gjithçka (po jua themi këtë tani në mënyrë që të mos keni nevojë të lexoni vazhdimisht frazën "duke përfshirë, mes të tjerash"). Nëse jeni ndonjëherë në mëdyshje se çfarë mund të shpërndani, kini parasysh të jini të sjellshëm dhe t’i trajtoni të tjerët siç do të dëshironit t’ju trajtojnë.

Faleminderit që ndihmoni për ta mbajtur TikTok një hapësirë ​​mikpritëse për të gjithë!

Moderimi i përmbajtjes

Mbajtja e platformës sonë të sigurt, të besueshme dhe vibrante kërkon balancimin e shprehjes krijuese dhe parandalimin e dëmeve. Ne përdorim një kombinim qasjesh sigurie për të arritur ekuilibrin e duhur:

Heqim përmbajtjet që nuk lejohen

Të gjithë që i bashkohen TikTok kanë mundësinë të shpërndajnë lirisht përmbajtje në platformën tonë. Megjithatë, ne e heqim përmbajtjen - qoftë të postuar publikisht apo privatisht - kur konstatojmë se shkel rregullat tona.

Kufizojmë përmbajtjen e papërshtatshme për rininë

Ne lejojmë një sërë përmbajtjesh në platformën tonë, por gjithashtu pranojmë se jo e gjitha mund të jetë e përshtatshme për audiencat më rinore. Ne e kufizojmë përmbajtjen që mund të mos jetë e përshtatshme në mënyrë që të shikohet vetëm nga të rriturit (18 vjeç e mbi). Një përmbledhje e kategorive të përmbajtjes së kufizuar mund të gjendet këtu.

I bëjmë të pakualifikueshme për "Për ty" (For You feed, FYF) përmbajtjet që nuk plotësojnë standardet tona të rekomandimit

"Për ty" (For You feed, FYF) është një mundësi për të zbuluar përmbajtje të reja dhe për të arritur audiencë të re, por nuk është e garantuar që e gjithë përmbajtja do të rekomandohet. Përmbajtja që nuk plotëson standardet tona do të jetë e papërshtatshme për "Për ty" (For You feed, FYF). Një përmbledhje e këtyre standardeve mund të gjendet këtu.

Përkrahim komunitetin tonë me informacion, mjete dhe burime

Ne duam të sigurohemi që keni informacionin e duhur për t'ju ndihmuar të menaxhoni përvojën tuaj në TikTok. Ne mund të shtojmë etiketa, ekrane "opt-in" (përfshirje me zgjedhje) ose paralajmërime për të dhënë më shumë kontekst. Paketa jonë e veglave të sigurisë mund t'ju ndihmojë të filtroni përmbajtjen me hashtage ose komente specifike që nuk keni dëshirë t'i shihni dhe ne ofrojmë gjithashtu kontrolle llogarie dhe veçori brenda aplikacionit me materialet e sigurisë.