SQ

Mjetet e tua të privatësisë

Në TikTok, e dimë se krijimtaria dhe të shprehurit janë personalë, dhe po ashtu edhe privatësia. Ja pse ne e fuqizojmë komunitetin tonë me një sërë kontrollesh për të menaxhuar praninë e tyre online dhe për të vendosur përvojën e TikTok-ut që është e duhura për ta.

Ne ofrojmë një larmi mjetesh të privatësisë që u japin mundësi njerëzve të zgjedhin se cilët të lejojnë që të shohin përmbajtjet që krijojnë dhe shpërndajnë dhe cilët të lejojnë të ndërveprojnë me ta.

Llogari publike kundrejt asaj private

Në TikTok, mund të zgjedhësh nëse do një llogari private apo publike.

Llogari publike

Në varësi të parametrave të zgjedhur të privatësisë, postimet e tua mund të jenë të dukshme për këdo brenda ose jashtë platformës dhe mund të shpërndahen nga kushdo brenda ose jashtë TikTok-ut, pavarësisht nëse ka apo jo një llogari në TikTok. Kushdo mund:

  • Të të ndjekë
  • Të shikojë videot e tua publike ose videot "LIVE"
  • Të shikojë ndjekësit e tu dhe listat e personave që ndjek

Në varësi të parametrave të tu të privatësisë, persona të tjerë mund të kenë gjithashtu mundësi të bëjnë duet ose bashkim me videot e tua dhe t'i shkarkojnë ato.

Llogari private

Nëse ke një llogari private, i miraton personat të cilët i lejon:

  • Të të ndjekin
  • Të shikojnë videot e tua ose videot "LIVE"
  • Të shikojnë ndjekësit e tu dhe listat e personave që ndjek

Personat e tjerë nuk do të kenë mundësi të bëjnë duet ose bashkim me videot e tua ose t'i shkarkojnë ato.

Parametrat e dukshmërisë

Parametrat e tua të dukshmërisë luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si shihet përmbajtja jote në TikTok. Ne ofrojmë mjete që të lejojnë të kontrollosh se kush mund t'i shohë postimet e tua dhe të zgjedhësh audiencën e secilit postim. Mund të zgjedhësh t'i bësh postimet e tua të disponueshme për të gjithë, t'i kufizosh ato për shoqërinë ose ndjekësit e tu ose t'i bësh private. Gjithashtu, mund t'i rregullosh parametrat e tua më vonë nëse ndryshon mendje.

Parametrat e komenteve

Mund të zgjedhësh t'i lejosh njerëzit të komentojnë në postimet e tua si një mënyrë për të ndërvepruar dhe krijuar lidhje me komunitetin e TikTok-ut. Ne ofrojmë kontrolle në nivel llogarie dhe në nivel videosh individuale që të lejojnë të zgjedhësh se si të ndërveprojnë njerëzit me postimet e tua.

Në nivel llogarie: Mund të zgjedhësh nga opsionet e mëposhtme se kush mund të komentojë në postimet e tua: të gjithë, askush ose ndjekësit që i ndjek edhe ti. Nëse je nën 16 vjeç, atëherë si parazgjedhje, vetëm ndjekësi që e ndjek edhe ti mund të komentojë në postimet e tua.

Në nivel videoje: Mund ta aktivizosh ose ta çaktivizosh parametrin e lejimit të komenteve. Gjithashtu, mund të zgjedhësh nëse do të lejosh komente në një video që krijon përpara se ta postosh, do të fshish dhe do të fshehësh komentet e padëshiruara, si dhe do të filtrosh e do të fshehësh komentet që përmbajnë fjalë specifike.

Mesazhe direkte

Mesazhet direkte të ndihmojnë të lidhesh me shoqërinë tënde dhe komunitetin në TikTok. Mesazhet direkte nënkuptojnë që ti mund të dërgosh dhe të marrësh mesazhe dhe video TikTok-u, direkt në TikTok. Mund të zgjedhësh t'i rregullosh parametrat e tua të privatësisë për të përcaktuar se kush mund të të dërgojë mesazhe direkte.

Mesazhet direkte janë të disponueshme vetëm për personat e moshës 16 vjeç e lart. Prindërit mund të ushtrojnë gjithashtu kontroll mbi mesazhet direkte për llogaritë e lidhura të adoleshentëve përmes funksionit tonë "Çiftimi i familjes". Mund të mësosh më shumë rreth "Çiftimit të familjes" këtu.