SQ

TikTok-u e mbron privatësinë tënde

Privatësia jote ka përparësi kryesore në TikTok. Pavarësisht nëse prezantojmë funksione të reja ose zhvillojmë produktet që të pëlqejnë, ne i inkorporojmë vazhdimisht parimet tona të privatësisë gjatë gjithë ciklit të jetës të produktit.

Çfarë bëjmë

Po punojmë vazhdimisht për t'u siguruar që të ekzistojnë mbrojtje të forta për të ndihmuar për sigurinë e njerëzve. Ne e fuqizojmë komunitetin tonë me një sërë mjetesh për të kontrolluar dhe menaxhuar praninë e tyre online dhe kemi krijuar funksione dhe mjete të privatësisë për të mbështetur përvojat e përshtatshme për moshën në platformën tonë. Shiko "Politikat tona të privatësisë" për më shumë informacione.

"Politika jonë e privatësisë" është e disponueshme në gjuhë të ndryshme.