SQ

Mëso rreth të dhënave

Kur dikush i bashkohet komunitetit tonë, po na beson informacionet e veta. Ne kujdesemi shumë për t'i mbrojtur ato informacione dhe për ta edukuar komunitetin tonë mbi mjetet e privatësisë dhe të sigurisë që kanë në dispozicion. Ne mbledhim informacionet që përdoruesit zgjedhin të na japin dhe informacionet që e ndihmojnë aplikacionin të funksionojë, të operojë në mënyrë të sigurt dhe të përmirësojë përvojën e njerëzve.

Çfarë mbledhim

Në përputhje me praktikat e industrisë, ne mbledhim informacionin që përdoruesit zgjedhin të na e japin dhe informacionin që ndihmon aplikacionin të funksionojë, të operojë në mënyrë të sigurt dhe të përmirësojë përvojën e njerëzve. Politikat tona të privatësisë, të disponueshme në aplikacion dhe në faqen tonë të internetit, përcaktojnë, ndër të tjera, llojet e informacioneve që mbledhim dhe qëllimin për të cilin përdoren. Ndonëse kjo listë nuk përmban gjithçka dhe ne u sugjerojmë njerëzve t'u referohen politikave tona të privatësisë për më shumë detaje, këtu janë disa shembuj të llojeve të informacioneve që mund të mbledhim, ku përfshihen edhe informacionet që jep ti:

  • Informacionet që jep kur krijon një llogari, siç janë numri i telefonit, mosha, emri i përdoruesit, informacionet e llogarive në mediet sociale dhe imazhi i profilit.
  • Përmbajtjet e krijuara nga përdoruesit, duke përfshirë komentet, fotot, transmetimet "Live", regjistrimet audio, videot, tekstet dhe hashtagët që zgjedh të krijosh ose të ngarkosh në platformë
  • Kontaktet e tua të telefonit dhe të medieve sociale, me lejen tënde.
  • Në rajonet ku një përdorues është në gjendje të japë dhe i jep TikTok-ut lejen për të përdorur shërbimet e vendndodhjes të pajisjes, TikTok-u mbledh informacionin e vendndodhjes nga ky funksion i pajisjes. Një informacion i tillë i vendndodhjes i marrë nëpërmjet shërbimeve të vendndodhjes të pajisjes mund të përdorë të dhëna, duke përfshirë GPS-në, informacionet për antenat celulare dhe zonat publike të qasjes së Wi-Fi-së. Shiko këtë artikull të qendrës së ndihmës për të ditur më shumë mbi informacionin e vendndodhjes që mund të mbledhim.
  • Informacionet teknike dhe të sjelljes, duke përfshirë historikun e shfletimeve dhe të kërkimeve brenda aplikacionit.
  • Informacionet mbi pajisjen e përdorur për të hyrë në platformë, duke përfshirë modelin e pajisjes, sistemin operativ dhe parametrat e pajisjes, si zona kohore dhe gjuha.
  • Informacionet për rrjetin, duke përfshirë adresën e IP-së dhe informacionet e operatorit celular.


Çfarë nuk mblidhet në versionin aktual të aplikacionit të TikTok-ut
  • Adresat Mac, SSID WIFI, IMEI ose numri serial i SIM-it.
  • ID-ja e fytyrës, ID-ja e gjurmëve të gishtave dhe informacionet e fytyrës, trupit ose zërit, me qëllimin e vetëm për të identifikuar një person.
  • ID-ja e antenës së celularit, përmbajtjet e SMS-ve, të emaileve dhe të postës zanore gjatë aktiviteteve normale të aplikacionit.
Ruajtja dhe qasja te të dhënat e përdoruesve

Ne investojmë në njerëz, procese dhe teknologji për të garantuar mbrojtjen e të dhënave, në mënyrë që komuniteti ynë të mund të zbulojë, të shikojë, të krijojë dhe të shpërndajë i sigurt gjërat që pëlqen. Për sa u përket të dhënave të tua, ne përdorim një sërë kontrollesh, masash mbrojtëse dhe protokollesh për miratim autorizimi, për të garantuar që te të dhënat të kenë qasje vetëm ata që u duhen për të lejuar funksionimin e biznesit dhe të shërbimit tonë.


Përpjekjet tona në SHBA

Nëse i bashkohesh TikTok-ut sot dhe je përdorues në SHBA, të dhënat e tua të mbrojtura ruhen automatikisht në infrastrukturën Oracle Cloud në SHBA, një mjedis i sigurt që e kemi krijuar për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve në SHBA. Mund të mësosh më shumë rreth të dhënave të mbrojtura këtu. Qasja në këto të dhëna menaxhohet nga një ekip i verifikuar dhe i miratuar i quajtur TikTok U.S. Data Security (USDS). Çdo qasje jashtë USDS-së (si për shembull për metrikat e biznesit ose sigurinë publike) do të monitorohet nga një partner i jashtëm i besueshëm i teknologjisë për të garantuar pajtueshmërinë. Mund të mësosh më shumë rreth USDS-së këtu


Përpjekjet tona në të gjithë Zonën Ekonomike Evropiane, Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicrën

Ne po vazhdojmë të bëjmë përparim në strategjinë e kontrollit të të dhënave që paraqitëm në vitin 2021. Strategjia bazohet në parimet e ruajtjes së të dhënave në nivel lokal, duke minimizuar transferimet e të dhënave jashtë rajonit dhe duke reduktuar më tej qasjen e punonjësve te të dhënat e përdoruesve të TikTok-ut.

Project Clover është një iniciativë përmes së cilës ne synojmë të përforcojmë më tej qasjen tonë dhe të kalojmë nga përmbushja e standardeve të industrisë, në vendosjen e një standardi krejtësisht të ri në lidhje me sigurinë e të dhënave.

Si t'i rekomandojmë videot

Kur hap TikTok-un dhe futesh në aktualitetin "Për ty", të paraqiten një sërë videosh të kuruara për interesat e tua, duke e bërë të lehtë gjetjen e përmbajtjes dhe krijuesve që të pëlqejnë. Ky aktualitet mundësohet nga një sistem rekomandimi që i jep çdo përdoruesi përmbajtje që ka të ngjarë të jetë me interes për atë përdorues të veçantë. Një pjesë e magjisë së TikTok-ut është se nuk ka një aktualitet "Për ty" – ndërsa njerëz të ndryshëm mund të hasin në disa nga të njëjtat video të spikatura, aktualiteti i secilit person është unik dhe i përshtatur për atë individ të veçantë.

Mund të mësosh më shumë se si TikTok-u i rekomandon videot këtu.