SQ

Reklamat dhe të dhënat e tua

Qëllimi ynë është t'i ndihmojmë bizneset të arrijnë njerëzit që u interesojnë, në një mënyrë kreative dhe kuptimplotë, duke i dhënë gjithashtu komunitetit tonë kontroll mbi informacionet që ndahen. Mund të menaxhosh mënyrën se si disa të dhëna ndikojnë në reklamat që sheh, përmes parametrave të privatësisë të aplikacionit tënd të TikTok-ut ose të pajisjes sate.

E kuptojmë se reklamimi dixhital mund të jetë kompleks, por nuk mendojmë se duhet të jetë patjetër. Ne përpiqemi t'i përcjellim praktikat tona të reklamave thjesht dhe drejtpërdrejt.

Respektimi i privatësisë në reklama

Dizajni i TikTok-ut e ka privatësinë të integruar në mënyrë që komuniteti të mund të zbulojë, të krijojë dhe të shijojë i sigurt përmbajtje të ndryshme dhe argëtuese. Ne përpiqemi të jemi transparentë me përdoruesit tanë për mënyrën se si i mbledhim, i përdorim dhe i shpërndajmë të dhënat për reklamat.


Rreth reklamave të TikTok-ut

Bizneset shfaqin reklama në TikTok për të arritur te njerëzit që u interesojnë, në një mënyrë krijuese dhe kuptimplotë. Kjo ndihmon që komuniteti ynë të mund ta përdorë TikTok-un falas.

Do të shohësh lloje të ndryshme reklamash kur të përdorësh TikTok-un. Të gjitha reklamat për të cilat TikTok-u paguhet që t'i vendosë në aktualitetet e përdoruesve ose në faqen e kërkimit, janë të shënuara qartë me një ikonë "Sponsorizuar" ose "Reklamë". Mund të ndërveprosh me reklamën thuajse njësoj si me përmbajtjet e postuara nga përdoruesit. Për shembull, mund të shpërndash, të pëlqesh, të komentosh ose të rishikosh një reklamë nëse reklamuesi i aktivizon këto funksione për një reklamë të caktuar; gjithashtu mund ta raportosh reklamën nëse të duket e papërshtatshme.

Politikat e reklamave të TikTok-ut përcaktojnë llojin e produkteve dhe të shërbimeve që mund të reklamohen në TikTok, përveç llojit të përmbajtjeve reklamuese që janë të ndaluara ose të kufizuara në platformën tonë.


Arsyet pse mund të shohësh disa reklama të TikTok-ut

Ne duam që reklamimi të përmirësojë përvojën tënde në TikTok. Për ta arritur këtë, TikTok-u të shfaq reklama të cilat përdorin informacionet që jep, që ne i mbledhim automatikisht për ty ndërsa përdor TikTok-un ose që reklamuesit dhe partnerët e matjes së reklamave japin për ty.

  • Do të marrësh reklama të papersonalizuara bazuar në kategoritë e informacioneve që janë gjerësisht të zbatueshme për ty dhe përdoruesit e tjerë bazuar në kontekstin, si p.sh. shteti dhe gjuha jote, dhe informacionet e deklaruara, si mosha jote. Reklamat e papersonalizuara mund të kenë më pak rëndësi për ty, sepse këto reklama nuk bazohen në aktivitetin tënd të kaluar.
  • Në varësi të parametrave të tu të reklamave, ne mund të të shfaqim reklama të personalizuara, të cilat janë reklama që, sipas informacioneve që marrim, mendojmë se do të të interesojnë. Këto mund të përfshijnë informacione rreth aktiviteteve të tua në aplikacion ose në faqet e internetit dhe aplikacionet e partnerëve tanë reklamues ose në dyqanet e tyre.


Informacionet që përdorim për të gjitha reklamat

Informacionet e përgjithshme vijuese mund të përdoren për të të shfaqur reklama të personalizuara ose të papersonalizuara.

  • Informacioni i vendndodhjes: Për shembull, mund të shohësh një reklamë nga një reklamues që dëshiron të arrijë përdoruesit e TikTok-ut në Berlin, Gjermani, nëse sipas informacionit të vendndodhjes sate mendojmë se ndodhesh në Berlin. Mëso më shumë se si merret informacioni i vendndodhjes.
  • Informacioni i gjuhës: Për shembull, mund të shohësh një reklamë nga një reklamues që dëshiron të arrijë spanjishtfolësit nëse gjuha e aplikacionit tënd është caktuar në spanjisht.
  • Informacionet demografike që jep: Për shembull, mosha që jep kur regjistrohesh për një llogari TikTok-u mund të ndikojë nëse TikTok-u do të të shfaqë një reklamë për një shërbim makinash me qira të disponueshëm për personat e moshës 25 vjeç e lart.


Informacionet që përdorim për reklamat e personalizuara

Informacionet e tjera vijuese mund të përdoren për të të shfaqur reklama të personalizuara, në varësi të zgjedhjeve të tua të personalizimit të reklamave.

  • Informacionet demografike që nxjerrim: Për shembull, ne mund të supozojmë se cila është gjinia jote bazuar në aktivitetin tënd në TikTok dhe kjo mund të përdoret për të përshtatur reklamat që sheh. Mund ta përditësosh në çdo moment gjininë e supozuar për reklamat te parametrat e reklamave. Çdo përditësim vlen vetëm për parametrat e tu të reklamave dhe nuk ndikon në shërbimet e tjera të TikTok-ut.
  • Informacionet për interesat dhe sjelljen
    • Aktiviteti në TikTok: TikTok-u mund të shfaqë reklama rreth gjërave që mund të të interesojnë, bazuar në mënyrën se si shikon, kërkon, shpërndan dhe pëlqen përmbajtjet ose ndërvepron me krijuesin(t), si dhe ndërveprimet e tua të mëparshme me reklama të ngjashme. Për shembull, një dyqan kafshësh mund të dëshirojë t'u reklamojë një ulje për lodrat e qenve njerëzve që u interesojnë qentë; ne mund t'ua shfaqim këtë reklamë përdoruesve që kanë pëlqyer shumë video të etiketuara me hashtagun "qentë". Ose një dyqan aktivitetesh në natyrë dëshiron të reklamojë tenda për ndjekësit e krijuesve që postojnë përmbajtje rreth aktiviteteve në natyrë dhe rreth natyrës. Ne do t'ua shfaqim këtë reklamë ndjekësve të këtyre llojeve të krijuesve.
    • Aktiviteti jashtë TikTok-ut: TikTok-u mund t'i personalizojë reklamat bazuar në informacionet e dhëna nga reklamuesit tanë, partnerët e matjes së reklamave dhe partnerë të tjerë. Për shembull, një markë mode mund të dëshirojë të promovojë koleksionin e saj të veshjeve verore te klientët që kanë blerë nga faqja e internetit ose aplikacioni i saj në të kaluarën. Marka mund të na i japë informacionet neve, që t'ua shfaqim reklamat e saj përdoruesve të TikTok-ut që mendojmë se po përpiqet të arrijë.
      Tek informacionet e dhëna mund të përfshihen informacione të pajisjes, si ID-ja e reklamimit e telefonit tënd dhe/ose adresat e emailit dhe numrat e telefonit që ishin të koduar. Gjithashtu, partnerët mund të na japin informacione për veprimet që kryen në aplikacionin ose faqen e internetit të reklamuesit, si p.sh. nëse ke vendosur një artikull në një karrocë blerjesh.

Ka disa mënyra përmes të cilave partnerët tanë na i japin informacionet:

      • Integrimi me mjetet e reklamuesve të TikTok-ut (si p.sh. TikTok Pixel, API-t) përmes të cilave TikTok-u mund të marrë informacione rreth veprimeve të disa përdoruesve në faqen e internetit ose aplikacionin e reklamuesit.
      • Ngarkimi i një skedari audience që përmban informacionet e koduara të kontakteve ose të pajisjeve, të cilat TikTok-u mund t'i lidhë me përdoruesit e tij për të krijuar një audiencë që reklamuesi ta synojë.
      • U kërkojmë partnerëve të tyre të matjes së reklamave që të na dërgojnë të dhënat e mbledhura në emër të reklamuesit, në lidhje me veprimet dhe ngjarjet e përdoruesve të tyre në faqen e internetit ose aplikacionin e reklamuesit.

Për më shumë informacione rreth llojeve të të dhënave që mund të përdoren për të shfaqur reklama, shiko Politikën tonë të privatësisë. Ki parasysh se TikTok-u i përdor informacionet e dhëna nga reklamuesit, partnerët e matjes së reklamave dhe partnerët e tjerë, vetëm nëse ata pranojnë të respektojnë kushtet tona për mbrojtjen e privatësisë sate. Duhet të shqyrtosh politikën e zbatueshme të privatësisë për çdo faqe interneti dhe reklamues me të cilët ndërvepron.


Ndarja e të dhënave me partnerët e matjes së reklamave

Ne i ndihmojmë reklamuesit të matin efikasitetin e reklamave të tyre në TikTok, si p.sh. nëse reklama e një aplikacioni lojërash çoi në më shumë shkarkime të aplikacionit të tyre. Për ta bërë këtë, u japim informacione rreth shikimeve ose ndërveprimeve të tua me reklamat partnerëve tanë të matjes së reklamuesve. Këto janë kompani që i ndihmojnë reklamuesit të kuptojnë se si reklamat e tyre i kanë arritur objektivat e tyre të marketingut. Partnerët e matjes së reklamave nuk lejohen t'i përdorin ose t'i shpërndajnë të dhëna të tilla për qëllime të tjera. Edhe reklamuesit u japin këtyre partnerëve informacione për veprimet e tua në aplikacionet ose faqet e tyre të internetit apo në dyqanet e tyre. Këta partnerë më pas përcaktojnë nëse këto veprime janë ndikuar nga një reklamë që ke parë në TikTok. Kjo ndihmon që reklamat në TikTok të vazhdojnë të jenë të përshtatshme dhe TikTok-u të vazhdojë të jetë falas për të gjithë përdoruesit.

Kontrolli i përvojës sate me reklamat

Ne ofrojmë produkte dhe informacione për t'i ndihmuar njerëzit të kuptojnë se si funksionon reklamimi në TikTok – duke përfshirë se cilat të dhëna përdoren për të të shfaqur reklamat dhe kush po paguan për reklamat që sheh.

Rreth kësaj reklame

Me funksionin "Rreth kësaj reklame", mund të gjesh më shumë informacione se si është personalizuar një reklamë duke përdorur informacione të ndryshme shënjestruese të zgjedhura nga reklamuesi, si p.sh. informacioni i vendndodhjes, diapazoni i moshës, informacioni i supozuar për gjininë, interesat e supozuara dhe informacionet për sjelljen tënde bazuar në aktivitetin tënd brenda dhe jashtë TikTok-ut. Për shembull, mund të shohësh një reklamë për lodra qensh nëse ke ndërvepruar me videot që kanë hashtagun "qentë" ose ke vizituar faqen e internetit të një dyqani kafshësh shtëpiake që ka të instaluar TikTok Pixel-in. Mund të klikosh në butonin e shpërndarjes në fund të anës së djathtë të reklamës ose të mbash shtypur gjatë mbi videon e reklamës për të gjetur seksionin "Rreth kësaj reklame".

Rreth reklamuesit

Për të të ofruar më shumë transparencë se kush ka paguar për reklamën që ke parë, kemi përfshirë një informacion "Rreth reklamuesit" brenda seksionit "Rreth kësaj reklame". Do të mund të shohësh emrin e reklamuesit, personin që ka paguar për reklamën nëse është i ndryshëm nga reklamuesi (që, sipas rastit, mund të përkthehet në shqip), emrin e vendit ku reklamuesi është regjistruar në TikTok dhe një kontroll për të çaktivizuar reklamat e reklamuesit për një periudhë kohore.

Kontrollet e tua mbi reklamat

Për të të ndihmuar të kontrollosh përvojën tënde me reklamat në TikTok, ofrojmë një sërë mjetesh brenda "Parametrave dhe privatësisë" që të mundësojnë t'i përshtatësh reklamat e personalizuara që sheh.

Brenda seksionit "Reklamat", ke mundësinë për të menaxhuar mënyrën se si ne i përdorim të dhënat për t'i përshtatur reklamat për ty. Siç përshkruhet më poshtë, ky parametër mund të ndryshojë sipas rajonit.

  • Çaktivizo një reklamues: Nëse dëshiron të mos i shohësh për njëfarë kohe reklamat e shfaqura nga një reklamues i caktuar, mund "ta çaktivizosh" një reklamues që të mos të shfaqen reklamat e tij për 28 ditë te "Reklamat"->"Parametrat e reklamuesit".
  • Fshi aktivitetin tënd jashtë TikTok-ut: Aktivitetin tënd që partnerët e reklamave ia kanë dhënë TikTok-ut dhe i cili mund të jetë përdorur për të të shfaqur reklama, mund ta fshish te parametrat "Reklamat"->"Aktiviteti yt jashtë TikTok-ut". Mund ta fshish aktivitetin tënd çdo 24 orë.
  • Përditëso interesat e tua për reklamat: Mund t'i shikosh dhe t'i rregullosh kategoritë e synuara të interesave të supozuara nga TikTok-u dhe të përdorura nga reklamuesit për reklamat e synuara për ty te "Reklamat"->"Si personalizohen reklamat e tua".
  • Ndrysho gjuhën: Nëse dëshiron që reklamat e tua të shfaqen në një gjuhë tjetër, mund ta ndryshosh parametrin e gjuhës së aplikacionit te "Gjuha".
Menaxhimi i përdorimit të të dhënave për reklamat në rajone të ndryshme
ZEE-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra
  • Në ZEE, MB dhe Zvicër, mund t'i kontrollosh reklamat që sheh në mënyrat e mëposhtme.
    • Së pari, vizito "Aplikacionin e TikTok-ut" > "Parametrat dhe privatësia" > "Faqja e reklamave".
    • Përdor butonin "Reklamat e personalizuara" për të përcaktuar nëse të dhënat e tua të aktivitetit brenda dhe jashtë TikTok-ut mund të përdoren për të të shfaqur reklama të personalizuara. Duke përdorur këtë parametër, mund t'i çaktivizosh krejtësisht reklamat e personalizuara. Do të shikosh ende reklama, por ato mund të kenë më pak lidhje me ty.
  • Nëse përdor versionin iOS 14.5 ose më të vonshëm, mund të shkosh te parametrat e privatësisë dhe të mos e lejosh TikTok-un të gjurmojë aktivitetin tënd nëpër aplikacionet dhe faqet e internetit të kompanive të tjera. Kur të çaktivizohet, ky parametër i iOS-së do të ketë përparësi mbi parametrat brenda aplikacionit që ke zgjedhur.
  • Në Android, mund të shkosh te parametrat e privatësisë dhe të zgjedhësh të fshish ose të rivendosësh ID-në e reklamimit, e cila është një identifikuese që mund të përdoret për të gjurmuar aktivitetin tënd nëpër aplikacione të ndryshme.
Rajonet e tjera
  • Vizito "Aplikacionin e TikTok-ut" > "Llogaria" > "Parametrat dhe privatësia" > "Faqja e reklamave" për të ndryshuar nëse reklamat që sheh në TikTok mund të jenë më të përshtatura me interesat e tua bazuar në të dhënat që partnerët e reklamave i ndajnë me ne në lidhje me aktivitetin tënd në aplikacionet dhe faqet e tyre të internetit. Do të shohësh gjithmonë reklama bazuar në atë që bën në TikTok.
  • Në iOS, versioni 14.5 ose më i vonshëm, mund të shkosh te parametrat e privatësisë dhe të mos e lejosh TikTok-un të gjurmojë aktivitetin tënd nëpër aplikacionet dhe faqet e internetit të kompanive të tjera. Kur gjurmimi të çaktivizohet, ky parametër i iOS-së do të ketë përparësi mbi parametrat brenda aplikacionit që ke zgjedhur dhe butoni i reklamimit të synuar i përshkruar më sipër, nuk do të jetë i disponueshëm. Nëse dëshiron të aktivizosh reklamat e synuara bazuar në aktivitetin tënd jashtë TikTok-ut, aktivizo gjurmimin për TikTok-un në parametrat e privatësisë të pajisjes sate iOS.
  • Në Android, mund të shkosh te parametrat e privatësisë dhe të zgjedhësh të fshish ose të rivendosësh ID-në e reklamimit, e cila është një identifikuese që mund të përdoret për të gjurmuar aktivitetin tënd nëpër aplikacione të ndryshme.


A mund të bllokoj ose të raportoj një reklamë?

Megjithëse nuk mund të zgjedhësh të mos i shikosh të gjitha reklamat në TikTok, mund të ndikosh në llojet e reklamave që sheh duke i dërguar përshtypje TikTok-ut për reklamën ose reklamuesin.

Raporto një reklamë:
  • Kliko në ikonën "Shpërndaj" në fund të anës së djathtë të reklamës > Zgjidh "Raporto" > Ndiq udhëzimet në ekran
  • Mbaj shtypur gjatë në videon e reklamës > Zgjidh "Raporto" > Ndiq udhëzimet në ekran
Fshih një reklamë:
  • Kliko në ikonën "Shpërndaj" në fund të anës së djathtë të reklamës > Zgjidh "Nuk më intereson" > Ndiq udhëzimet në ekran
  • Mbaj shtypur gjatë në videon e reklamës > Zgjidh "Nuk më intereson" > Ndiq udhëzimet në ekran


Linqe të ngjashme